E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 26 minuta më parë
Kronikë

Kuçovë, gjendet i pajetë në banesën e tij 67-vjeçari

Një 67-vjeçar  është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj të premte në banesën e tij në Kuçovë.

 

Ngjarja ka ndodhur në një banesë në lagjen “1 Maji”,ku Bardhyl Aliu jetonte së bashku me bashkëshorten e tij. Ka qëne gruaja ajo që ka vënë re se burri nuk merrte frymë dhe ka njoftuar menjëherë Spitalin.

 

Reklamë

Në banesën e viktimës kanë shkuar edhe ekspertë kriminalistikë dhe kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet  e vdekjes.

 

Sipas mjekëve,dyshohet për ngjarje natyrale pasi mendohet që viktima të ketë pësuar atak kardiak. Bardhyl Aliu kishte dy fëmijë por ata nuk jetonin me prindërit,djali i viktimës jeton në Angli dhe vajza në Tiranë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë