Polonia është cerekfinalistja e parë e kampionatit europian. Koha e rregullt dhe shtesa ndaj Zvicrës përfunduan 1 me 1, por tek pika e bardhe e penalltisë ishin polaket qe munden helvetet 5 me 4 duke arritur nje sukses te rendesishem. Del jashtë ne kete mënyre Zvicra e shume lojtareve me origjine shqiptare, te cilët qene protagoniste per mirë dhe per keq ne ketë përballje te 1/8. Shaqiri realizoi nje supergol me roveshate qe e çoi ndeshjen ne shtese, ndërsa Granit Xhaka ishte i vetmi qe gaboi nga pika e bardhe e penalltie duke ndëshkuar te tijtë. Ne fakt për atë që u pa në fushën e lojës, zviceranet e meritonin te kalonin ne çerekfinale. Polaket luajtën mirë vetëm në pjesën ë parë, ku ne fillim për shkak të gafave në mbrojtjen helvete i shkuan afër golit me Milik dhe me pas realizuan me anë të Blazhikovskit në minutën e 39. Në pjesën ë dytë ndeshja ndryshon rrënjësisht dhe Zvicra dominon totalisht kundërshtarin falë dyshes kosovare Granit Xhaka dhe Shaqiri. Megjithatë gabimet ne konkretizim, traversa e Seferovic dhe pritjet fantastike te Fabianskit mbajnë Poloninë ne avantazh deri në minutën e 82 përpara se ylli i helveteve Shaqiri të realizonte një kryevepër nga 16 metra. Padiskutim më i bukuri i europianit. Në pjesën e mbetur te takimit dhe në shtesë Zvicra vijoi dominimin, por Embolo dhe Derdijok në dy ratse flagrante nuk arritën dot të shënonin. Tek penalltitë Polonia ishte totalisht e saktë ne 5 gjuajte, ndërsa Zvicra realizoi vetëm 4, pasi Granit Xhaka e nxori topin jashtë, duke i dhënë fund ëndrrës së Zvicrës për të shkuar me tej.





