E enjte, 8 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Kualifikohen Man.City dhe Chelsea, ekipet e mëdha nuk gabojnë, ecin më tej në 1/8 e Kupës së Ligës

Manchester City dhe Chelsea ishin dy ndër ekipet që prenë një biletë për në fazën e 1/8 të kupës së ligës.

Skuadra e Pep Guardioles mundi 2 me 1 në fushën e vet Uatford.

Reklamë

Të tronditur së fundmi nga dëmtimi i rëndë i mesfushorit Rodri, vendasit ia dolën të zhbllokojnë shpejt shifrat me anë të belgut Zheremi Doku.

Dominimi i “Qytetareve” përballë skuadrës londineze vazhdoi edhe më tej derisa erdhi dyfishimi i rezultatit me anë të Nunjez.

Reklamë

Uatford shkurtoi diferencat në minutën e 86 me anë të Ins, mirëpo nuk mundi të shmangë eliminimin.

Shumë më e lehtë për Chelsea skuadër që mundi 5 me 0 në shtëpi Barroë. Nkunku ishte protagonist i sfidës pasi mundi të shënojë 3 gola, Neto një tjetër, ndërsa një gol ishte dhuratë nga futbollistët miq.

Aston Vila gjithashtu është në mesin e skuadrave që do të masin forcat në fazën e 1/8 pasi fituan në transfertë me Wykombe 2 me 1, ndërsa Leister u kualifikua vetëm me penallti në fushën e modesteve të Walsall./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë