E enjte, 8 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kuadri negociues me Shqipërinë/ Ambasadorët e BE marrin sot një vendim për Shqipërinë  

Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian do të marrin sot pasdite një vendim për miratimin e kuadrit negociues me Shqipërinë.

 

Reklamë

Në axhendën e takimit pika e fundit është Shqipëria, ndërkohë që bie në sy se mungon kuadri negociues me Maqedoninë e Veriut, e cila është bllokuar nga Bullgaria.

 

Reklamë

Kuadri negociues është hapi i fundit para se Këshilli Europian të vendosë datën kur zhvillohet Konferenca e Parë Ndërqeveritare BE-Shqipëri.

 

Dy ditë më parë ambasadorët e BE-së e shtynë vendimin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në rastin e Shqipërisë sepse ende nuk janë plotësuar kushtet e vendosura nga shtetet anëtare.

 

Caktimi i një date për Shqipërinë duket në kufijtë e të pamundurës, por megjithatë në Tiranë po bëhen të gjitha lëvizjet që Gjykata Kushtetuese të plotësohet para datës 11 dhjetor, kur mblidhet Këshilli Europian.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë