E hënë, 28 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Ku ndodheni?”/ Policia identifikon shqiptarët e kthyer nga vendet me koronavirus

Policia e Shtetit bën të ditur se të gjithë ata qytetarë që kanë hyrë ditët e fundit nga shtetet e prekura me COVID-19 janë identifikuar.

 

Reklamë

Këta qytetarë duhet të vetëkarantinohen për 14 ditë, në mënyrë që përhapja e koronavirusit të parandalohet.

 

“Policia e Shtetit po telefonon çdonjërin nga këta qytetarë, duke u kujtuar përmbushjen e detyrimit, në të kundërt do të përballen me masa ligjore”, thuhet në njoftim.

 

38 është numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri. Një 73-vjeçare nga Durrësi humbi jetën pak ditë më parë, ndërsa dy pacientë janë në terapi intensive.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë