Policia e Shtetit ka publikuar hartën e lëvizjes në Tiranë në datën 25 Maj.

 

Policia shprehet se ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë ditës së ndeshjes së Conference League.

 

Policia ka kërkuar gjithashtu edhe mirëkuptimin e qytetavë duke iu kërkuar edhe drejtuesve të mjeteve të shmangin zonën ku do të zhvillohet aktiviteti sportiv.

 

“Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes mes ekipeve të futbollit të Romës dhe Feyenoordit, që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, më datë 25 maj.

Harta (në shqip e anglisht) tregon zonën pa trafik, të dedikuar për këmbësorët e tifozët, si dhe zonat ku mund të qarkullohet me mjete, në këtë datë.

Policia e Shtetit vlerëson shumë mirëkuptimin e qytetarëve dhe u kërkon drejtuesve të mjeteve të shmangin lëvizjen në zonat përreth ku zhvillohet aktiviteti sportiv, si një ndihmë e çmuar në mbarëvajtjen dhe garantimin e masave të sigurisë.”– shkruhet në njoftim

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *