Kandidatja e PD në listëne hapur në Qarkun e Tiranës, Jorida Tabaku, e ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj ka folur për programin dhe premtimet e PD në fushatë.
E pyetur nga moderatorja Borakaj se ku do t’i gjejë PD gjithë ato para për të bërë realitet programin elektoral, Tabaku tha se paratë janë aty, janë në buxhet, por duhet dikush që të dijë si t’i administriojë dhe mos i djegë te inceneratorët.
Pjesë nga intervista:
Borakaj: Ku do i gjeni paratë për të ndihmuar çiftet e reja?
Tabaku: Paratë janë në buxhetin e shtetit. Nuk janë largaur paratë, janë larguar qytetarët. Në vitin 2007-të, kur fillonte dhe viti 2008-të kur nisi kriza ekonomike, u aplikua taksa e shteshtë. Pavarësisht se kishte krizë në botë në Shqipëri nuk kishte krizë. Taksa e sheshtë zgjeroi bazën tatimore dhe bëri të vijnë më shumë të ardhura në buxhet. Nuk ka nevojë që ministrave të financave t’ua mësojë dikush. Ne kemi vuajtur nga fakti që nuk ka patur një ministër Financash të mirë. Nuk kishim dikë që t’i thoshte jo kryeministrit. Pra fondet jaën aty.
Borakaj: Rama tha se ju latë një gropë të amdhe financiare?
Tabaku: Gropë la Rama në Bashkinë e Tiranës. Sot ka një gropë në buxhetin e shtetit, si inceneratorët, ato janë kriza që buxheti do ke në të ardhmen.





