E hënë, 28 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Kthimi ligjeve/ Ruçi: Nuk pendohem që e kam votuar Metën për president

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka komentuar edhe njëherë situatën e përplasjes mes opozitës dhe mazhorancës në seancën e jashtëzakonshme të së mërkurës.

 

Në një bashkëbisedim me gazetarët, kreu i Kuvendit ritheksoi se seancat për dekretet e ministrave janë zhvilluar kurdoherë pa debat.

 

Më tej, Ruçi duke u ndalur tek çështja e presidentit Meta dhe përplasjet e këtij të fundit me kryeministrin Rama deklaroi se ai vetë nuk pendohet që e ka votuar në krye të shtetit.

 

Ai tha se çështja e kthimit të ligjeve në Kuvend është një kompetencë e presidentit dhe se nuk përbën asnjë problem.

 

Por krahas këtyre deklaratave, kryeparlamentari nuk i kurseu as thumbat në drejtim të kreut të shtetit sa i takon kthimit të ligjeve.

 

Ruçi deklaroi se prej kohësh është në pritje që Meta të zbatojë Kushtetutën.

 

Por krahas këtyre deklaratave, Ruçi komentoi edhe aksionin e opozitës. Ai u shpreh para gazetarëve se opozitarizmi më produktiv bëhet në Kuvend.

 

Ruçi I kërkoi opozitës që luftën ta zhvillojë në Kuvend dhe jo jashtë ambienteve të tij.

Më shumë video