E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Kthimi i kosovarëve nga Siria, reagon SHBA: Shembull që duhet ndjekur!

Ambasada e Shteteve të Bashkura në Kosovë përshëndeti kthimin e 110 qytetarëve të Kosovës nga zonat e konfliktit në Siri.

 “Përmes këtij riatdhesimi, Kosova ka treguar shembull që duhet ndjekur, për të gjithë komunitetin ndërkombëtar dhe anëtarët e Koalicionit Global për mposhtjen e grupit militant, Shteti Islamik (IS). “Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë mirënjohëse për mbështetjen e Forcave Demokratike Sirine në procesin e kthimit dhe ndalimit të qindra luftëtarëve të IS-is nga dhjetëra shtete”, thuhet në deklaratën e  ambasadas.

Të shtunën, drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka bërë të ditur se në mesin e personave të kthyer janë edhe katër luftëtarë.

Një ditë më parë Drejtori i Policisë së Kosovës sqaroi se 4 nga 110 të kthyerit nga Siria kanë qënë atje si luftëtarë. Megjithatë në Siri mbeten ende edhe të paktë 30 luftëtare të tjerë nga Kosova.

Reklamë

 

Më shumë video

Reklamë