Kthimi i muzeut të Agjia Sofias në xhami me kërkesë të presidentit turk Rexhep Tajip Erdoan, ka shkaktuar reagime ndërkombëtare.

“Ne jemi të zhgënjyer nga vendimi i qeverisë turke për të ndryshuar statusin e Hagia Sofias,” tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus. Ajo i bëri thirrje Ankarasë që të vazhdojë t’u lejojë të gjithëve të vizitojnë “pa pengesë” muzeun e shekulli të 6.

Bashkimi Europian kërkon një përgjigje politike për vendimin.  Ky shndërrim është “një provokim ndaj kulturës së përbashkët evropiane” dhe tregon “largimin e Turqisë nga BE-ja i cili po shtohet prej vitesh”, tha politikani i CSU-së. “Prandaj, ne duhet të nxjerrim konsenkuenca dhe të kemi guximin t’u japim fund negociatave të pranimit të Turqisë në BE.”, deklaroi Zëdhënësi politik për Evropën i grupit parlamentar CDU / CSU, Florian Hahn.

Qeveria greke po ashtu e dënoi shndërrimin e Hagia Sofisë në xhami, duke e cilësuar këtë vendim si një “provokim të  hapur për të gjithë botën e civilizuar”.

Kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis dënoi me forcë vendimin e Turqisë. Edhe ish kryeministri kërkoi nga qeveria greke të ndjekë çësthjen ndërkombëtarisht.

Ndërsa kisha Ortodokse Ruse tha se vendimi i qeverisë turke injoron “shqetësimin e miliona të krishterëve”.

Nga ana tjetër, UNESKO njoftoi se pas kthimit në xhami, ajo do të rishqyrtojë statusin e Agjia Sofias, të ndërtuar nga perandori bizantin Justinian,.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *