Subscribe

Hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë në lidhje me rrahjen brutale të 22-vjeçares Joy Ayoko, e cila për pasojë humbi jetën pas qëndrimit disa muaj në koma, duket se kanë marrë një rrjedhë tjetër dhe nuk ka lidhje me një histori dashurie, të paktën siç ishin dyshimet e para.

 

Policia e Tiranës ka një pistë tjetër, mbi të cilën janë përqendruar hetimet, që ka të bëjë konkretisht me punën e saj në kazino. Ka dyshime të forta se e reja, e cila punonte si krupiere në Tiranë, ka shfrytëzuar pozicionin e saj dhe ka favorizuar një klient. Ky i fundit, pas lidhjes që krijoi me vajzën e re, ka arritur që të fitojë shuma të mëdha parash.

 

Lojtari fitues është identifikuar nga policia dhe pritet që të merret në pyetje për të zbuluar, sesi kishte arritur në bashkëpunim me Joyn, që të përfitonte shumat e parave në kazino. Pikërisht kjo manovër e kryer, dyshohet që të jetë shkaku që 22-vjeçarja nga Kenia u rrah dhe më pas u hodh nga ballkoni i banesës së saj.

 

Para disa ditësh në komisariatin nr.1 në Tiranë u shoqëruan 6 persona, mes tyre shoferi i kazinos, Rodi Barçi dhe vëllai i tij. Barçi, sipas burimeve, kishte krijuar një lidhje me viktimën. Policia fillimisht kishte dyshime, se krimi ishte pikërisht për shkak se e reja i dha fund lidhjes që kishte me shoferin. Pas marrjes në pyetje ata u lanë të lirë.

 

Joy Ayoko u gjet poshtë banesës së saj, 2 ditë pasi u hodh nga ndërtesa dhe u dërgua në spitalin e Traumës. Pasi qëndroi disa muaj në koma, ajo u transportua në Kenia, ku edhe ndërroi jetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *