Subscribe

Rritja alarmante e të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, ka detyruar qeverinë të rivendose shtetrrethimin.

Në Shkup, Kumanovë dhe disa qytete të tjera, ndalimi  i  plotë i lëvizjes së qytetarëve do të zgjasë plot 80 orë pa ndërprerje, duke filluar të enjten  në orën 21:00 deri të hënën, ora 05:00 e mëngjesit.

Në të gjitha qytetet e tjera, lëvizja e të gjithë qytetarëve është e ndaluar që nga mbrëmja, nga ora 21:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit. Të premten, e shtunë, e dielë në këto qytete ndalimi fillon në orën 16:00 dhe zgjat deri te nesërmen në orën 05:00 të mëngjesit.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce ka vene ne dukje se grupimet, mosrespektimi i masave dhe pandëshkueshmëria janë arsyet e rritjes së të sëmurëve dhe kthimit të shtetrrethimit.

VENKO FILIPÇE

MINISTER I SHENDETESISE

Kjo valë e re është një pasojë e drejtpërdrejtë e mosrespektimit të masave të përcaktuara qartë. Shpresoj që më në fund skeptikët e fundit të kuptojnë se virusi nuk është shaka. Virusi nuk do të largohet, derisa të gjithë të pranojmë se ai paraqet një kërcënim për këdo që nuk respekton masat e mbrojtjes. Dhe pas mbajtjes së pothuajse 100 konferencave për shtyp dhe mijëra thirrjeve dhe mesazheve të përsëritura, disa qytetarë ende nuk pranojnë të pranojnë realitetin, për të pranuar që përgjegjësia është ndaj secilit individ.

Vetëm nje dite me pare janë regjistruar ne vendin fqinj 101 raste te reja me Covid-19, si  dhe katër vdekje duke e çuar numrin e viktimave në total në 145.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *