Subscribe

Ndonëse në kushte pandemie, numri i emigrantëve që vijnë për të festuar pranë të afërmve të tyre festat e fundvitit është rritur.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit më shumë se 680 persona kanë kaluar në pikën kufitare të Kapshticës. Ata thonë se pas festave do të kthehen sërish në Greqi ndërsa shpresojnë që autoritetet greke të lehtësojnë masat në pikat doganore.

 

Për të parë njerëzit. Kemi familje këtej. Nga Kakavija. Është për të gjithë kjo gjendje s’është vetëm për neve.

Jetoj në Greqi. Erdha për festa. Kthimi në dorë të zotit. Zgjidhja si ngaherë. Do zbatojmë ligjin. Do presim datën 7, por mund të kalojmë dhe nga Maqedonia.

Unë vijë nga Malta. Nga Tirana ose do gjejmë një mënyrë.

Po për festa. Do shikojmë se ndoshta ndryshon situata deri për festat.

 

Shtim të lëvizjeve ka pasur dhe në pikën kufitare të Kakavijës, aty ku gjatë orëve ë fundit kanë hyrë në territorin shqiptar mbi 700 persona. Ndërkohë në portin e Durrësit mbërritën këtë të hënë nga Italia rreth 2000 pasagjerë.

 

Për të përballuar fluksin autoritetet portuale po punojnë me 20 sportele ndërsa të gjithë udhëtarët i nënshtrohen kontrolleve mjekësore në momentin e mbërritjes.  Fluksi i lëvizjeve pritet të shtohet akoma më shumë në ditët në vazhdim.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *