Një çift i ri shqiptarësh ka përfunduar në prangat e policisë në aeroportin e Romës ku iu gjeten 5 kg kokainë e paster me vlerë 2 milion euro.

 

Historia e ciftit të ri të shqiptarëve që u arrestuan është vërtet interesante.

 

Ata ishin martuar prej pak kohësh dhe kishin vendosur ti bënin pushimet në Brazil. Pas kthimit nga San Paolo cifti I të rinjve shqiptarë do të kalonin transit në Romë për në Rinas. Por  që në momentet e para të dorëzimit të dokumentave në aeroport, e reja shqiptare ka pretenduar se ishte shtatzënë dhe duhet të shmangte kontrollet e teperta.

 

Megjithatë nisur nga masat e forta të kontrolleve dhe sigurise, policia në aeroport ka këmbëngulur kontrollin e imtesishëm të cantave të tyre të dorës dhe bagazhet. Vajza shqiptarë ka shkuar edhe më tej duke nxjerrë një ekografi ku pretendonte se shtatzania e saj po shkonte keq dhe ishte në prag dështimi, por as ky argument nuk I ka ndalur italianet të kryejne kontrollin teksa në valixhe është gjetur sasia e madhe prej 5 kg kokainë e cilësisë së parë me vlerë shumë të lartë në treg e cila do të ndahej në 100 mijë doza.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *