Publikohet raporti vjetori i OSBE, organizatë e cila u kryesua nga Shqipëria gjatë vitit 2020. Në këtë vlerësim, konstatohet puna që ka bërë ekipi shqiptar gjatë drejtimit të organizatës në një vit pandemik, me fokus zbutjen e konflikteve civile, dialogun dhe promovimin e barazisë gjinore në poste kyçe.

 

“Viti i Kryesisë Shqiptare ishte i rëndësishëm për OSBE-në në shumë aspekte. Viti 2020 shënoi 45 vjetorin e Aktit Final të Helsinkit dhe 30 vjetorin e Kartës së Parisit për një Evropë të Re, por gjithashtu u karakterizua nga disa sfida të paprecedenta.”

 

Programi i vendosur nga Kryesia Shqiptare u bazua në tre objektiva kryesorë: bërja e një ndryshimi në terren, zbatimi i angazhimeve dhe ndërtimi i stabilitetit përmes dialogut.

 

Pavarësisht se viti karakterizohej nga disa sfida, siç ishte pandemia, në raport përmenden përpjekjet e e Kryesisë për të zgjidhjen e krizës dhe lehtësimin e jetesës së popullsisë që banonin në zonat e konfliktit në Ukrainë.

 

Po ashtu, në raport theksohet se gjatë vitit të shkuar u reagua me shpejtësi ndaj zhvillimeve në Bjellorusi, pas zgjedhjeve presidenciale në gusht. Rama, në cilësinë e kreut të OSBE, ofroi ndihmën për gjetjen e një dialogu mes palëve, pa ndërhyrë në punët e brendhme të Bjellorusisë dhe pa mbajtur anë.

 

Më tej, Kryesia shqiptare siguroi përfaqësim të barabartë gjinor në të gjitha aktivitetet dhe ngjarjet.

 

“Ne kemi përmbushur ambicien tonë për të promovuar barazinë gjinore në OSBE në pozicione të larta. Duke udhëhequr një qeveri plotësisht të ekuilibruar gjinore, e cila është ndër pesë të parët në Kombet e Bashkuara në këtë drejtim. Unë jam shumë krenar që lë si një shenjë të Kryesisë sime Sekretariatin plotësisht të ekuilibruar gjinor të OSBE-së. Me Ann Linde si Kryetare të Përgjithshme të OSBE-së dhe Helga Schmid si Sekretare të Përgjithshme të OSBE-së, Organizata do të ketë një duo të shkëlqyeshëm në krye të saj gjatë vitit tjetër”, shprehej Rama

 

Në të gjithë Shqipërinë u adresua edhe një fenomen si korrupsioni që krijon pengesa për rritjen ekonomike dhe nxit pabarazinë, pandëshkueshmërinë dhe paqëndrueshmëria.

 

“Kryesia Shqipëria promovoi veçanërisht veprimin e OSBE-në për të nxitur qeverisjen e mirë dhe për të luftuar korrupsionin, përmes dixhitalizimit të shërbimet publike.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *