Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka dhënë detaje në lidhje me nismën e opozitës për nisjen e protestave të paralajmëruara.

 

Në konferencën për shtyp, Bardhi u shpreh se të martën në selinë e PD-së do të mblidhet Kolegji i kryetarëve, ku edhe do të diskutohet lidhur me datën dhe mënyrën e protestës së opozitës.

 

 “Siç jeni në dijeni, sot ishte mbledhja e parë e konstituimit të kryesisë së re të Partisë Demokratike. Në zbatim të vendimit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, që ngarkoi kryesinë e re me organizimin e protestave popullore, me qëllim largimin e qeverisë së Edi Ramës, sot Kryesia ka diskutuar mbi strategjinë e protestave që do të ndjekë Partia Demokratike dhe opozita për realizimin e kësaj vendimmarrjeje të Këshillit Kombëtar. Vendimi i kryesisë së Partisë Demokratike është që nesër në orën 11.00 të thërrasë mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve, një organ i ri statutor i Partisë Demokratike, për të diskutuar paraprakisht me ta mbi strategjinë e protestave që do të ndiqen dhe, më pas, gjatë pasdites, do të ketë një mbledhje tjetër të kryesisë së Partisë Demokratike, mbi detajet dhe strategjinë e protestave që do të ndjekë opozita. Ky ishte vendimi i kryesisë. Nesër në orën 11.00 do të mblidhet Kolegji i Kryetarëve, që do të diskutojë formën e protestës, datën e protestës dhe të gjitha detajet që lidhen me protestën dhe me zbatimin e vendimit të Këshillit Kombëtar.”

Ndërkohë në lidhje me një datë fikse për nisjen e protestave, Bardhi është shprehur se akoma nuk ka një vendim mbi këtë çeshtje, gjithashtu ai ka kërkuar që të gjithë ti bashkohen protestës së opozitës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *