Subscribe

Lideri i mazhorancës Edi Rama thirri këtë të shtunë kryesinë e Partisë Socialiste, një ditë pas ndryshimit te pjesës dërrmuese të ministrave.

 

Por tema e levizjeve ne kabinetin qeveritar nuk eshte prekur ne mbledhjen e ketij forumi pjese e te cilit jane te gjithe ministrat qe u larguan e nje pjese e atyre figurave qe do te vijne ne qeveri.

 

Burime prane partise socialiste sqarojne se diskutimet jane fokusuar tek pergatitjet per zgjedhjet vendore.

 

Me perfundimin e festave te fundvitit, ne 4 janar eshte caktuar qe Partia Socialiste te ndeze motoret e fushates. Ne funksion te zgjedhjeve lokale me fillimin e vitit 2019 mbledhjet e kryesise do te jene te perjavshme.

 

 

Edhe pse ndryshimet ne qeveri Rama i shpalli ne 28 dhjetor, ministrat e rinj nuk do te mund te fillojne pune deri ne fund te muajit janar.

 

Kjo pasi parlamenti ka nisur pushimet e sesionit të ri celet ne 21 janar, moment kur pritet te votohet shkarkimi i ministrave aktuale dhe emerimi i te rinjve.

 

Pikerisht per shkak te pushimeve qe kane marre deputetet, kryeministri Rama nuk ia ka derguar ende propozimet e ministrave, Presidentit te Republikes per dekretim, pasi sado shpejt te vendose kreu i shtetit, duhet pritur mbledhja e parlamentit qe ata të votohen.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *