Subscribe

Kryesia e Partisë Demokratike ka bërë thirrje për organizimin e një gare të barabartë brenda partisë për zgjedhje sipas satatutit.

 

Në një deklaratë për media theksohe se zgjedhjet ishin një disfatë totale për PD-në, edhe pas bilanci i qeverisë ishte i turpshëm.

 

Ka qëndrimi i plotë i kryesisë së PD-së

 

Në emër të gjithe aktivisteve, anetareve te forumeve, deputeteve, personaliteteve dhe figurave publike qe jane bere bashke ne mbrojtje te statutit dhe Partisë Demokratike, e cila bëhet sot publike si qëndrim i përbashkët. Zgjedhjet e 25 qershorit shenuan disfaten me te rende zgjedhore ne historine e Partise Demokratike. Kundershtari politik u fut ne garen zgjedhore me nje bilanc te turpshem qeverises, me deshtime dhe paudhesi, te cilat jane mbajtur shenim jo vetem nga shqiptaret, por jane evidentuar edhe nderkombetarisht.

 

Partia Demokratike ka meriten e pamohueshme te denoncimit publik te tyre. Rezultati i zgjedhjeve ne favor te qarte te mazhorances dhe ne ndeshkim te forte te opozites ishin rezultat i blerjeve masive te votave me parate e droges dhe perfshirjes se krimit ne proces zgjedhor, por edhe pasoje e gabimeve te renda te PD

 

PD duhet t’u ktheje me urgjence shpresen shiptareve, duhet t’u ringjalle besimin, duhet te shpetoje demokracine ne kete vend. Prandaj nje garë e hapur, me rregulla te drejta e te paanshme, me analizë dhe debat alternativash, me konkurrim real dhe respekt e gjithë-përfshirje për sfidantët perben kushtin themelor per rimekembjen e PD-se.

 

Kryesia e PD-se duhet te garantoje gare te barabarte, rregulla te ndershme e te paanshme, proces te hapur e transparent, konkurence te vertete, ballafaqim e debat, sipas statutit dhe rregollores per zgjedhjet, te cilat duhet te miratohen perpara fillimit te procesit.

 

Bazuar ne sa me siper, Kryesia e PD-se duhet te mblidhet me urgjence dhe te marre masat e nevojshme perfshi:

 

  1. anullimin e procedures se nisur pa miratimin e kryesise se PD-se;
  2. ngritjen e nje grupi gjithperfshires pune per hartimin e rregullores per zgjedhjet dhe te kalendarit te procesit zgjedhor;
  3. te miratohen regullorja dhe kalendari, sipas statutit;
  4. me hyrjen ne fuqi te ketyre akteve, Kryesia te shpalle zgjedhjet ne nje date te pershtatshme dhe te pranueshme per te gjithe;
  5. Pas zgjedhjes se kryetarit te ri te filloje menjehere procesi per organizimin e kongresit te jashtezakonshem te Partise, ku te paraqitet platforma politike per rimekembjen e PD-se dhe per ringjalljen e opozitarizmit ne Shqiperi.

 

Menjehere pas plotesimit te kerkesave statutore secili nga demokratet ka kushtet per te hyre ne gare me synim bashkimin e Partise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *