E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 1 orë më parë
Sociale

Kryeqyteti pa ujë për shkak të problemit në Bovillë

Shumë shtëpi të kryeqytetit janë zgjuar pa ujë në cezma mëngjesin e sotëm. Shkak për këtë është bërë një defekt mbrëmjenë e djeshmë në tubacionin kryesor që furnizon Tiranën nga Bovilla.

Që në orët e vona të darkës e deri mesditën e sotme është punuar nga punonjësit e ujësjellësit për të normalizuar situatën.

Megjithatë shumë qyetarë të alarmuar nga situata për shkak edhe të temperatrave të larta të kësaj fundjave kanë shprehur ankesat e tyre në zyrat e UKT.

Kontaktuar nga Vizion Plus, ky institucion bën me dije se nuk ka më asnjë problematikë dhe shqetësim për mungesë uji pasi situata është vënë nën kontrroll.

Pas mesditës, furnizimi ka vijuar normalisht në banesat dhe bisnezet që furnizohen nga Bovilla.

Vazhdo të lexosh

Reklamë