E shtunë, 3 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Familja Kuqezi Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

“Kryeqyteti i kulturës dhe dialogut”, Veliaj prezanton logon që do të mbajë Tirana përgjatë vitit 2025

Përgjatë gjithë vitit 2025 Tirana do të mbaje titullin “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se në kryeqytetin shqiptar arti dhe kultura mbështeten më shumë se kudo tjetër në Ballkan.

Reklamë

“Tirana është qyteti që financon artin dhe kulturën më shumë se çdo qytet tjetër i Ballkanin dhe kjo nuk ha fare diskutim. Ndonjëherë, jemi të ngjashëm edhe me shumë kryeqytete të Bashkimit Evropian, kur vjen puna te përqindja që zë arti e kultura në buxhetin tonë. Dhe për të gjithë ata që thonë se këto janë gjëra kalimtare, mjafton të shikojnë se si ka një lidhjen midis investimit në art e kulturë dhe rritjes së turizmit”, tha Veliaj.

Veliaj shtoi se këtë vit, përveç financimit të eventeve në art e kulturë, do të rikuperohen edhe një sërë hapësirash publike që janë në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

“Duam të financojmë edhe një disa hapësira publike të ngjashme me kinema “Agimin” dhe shtëpitë studio “Kadare-Agolli”. Te Sarajet do të bëjmë Muzeun e Etnografisë, kurse te ish-komanda e Gardës duam të kemi një muze të trashëgimisë kulturore të Tiranës”, tha Veliaj.

Për Erion Veliajn investimet, organizimi i aktiviteteve të përbashkëta me qytete të tjera të Unionit të Mesdheut do të ishte mesazhi më domethënës dhe më i bukur nga kryeqyteti shqiptar./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë