Kryeprokurorja Arta Marku prezantoi para komisionit të ligjeve raportin e punës për vitin 2017 të Prokurorisë së Përgjithshme.

 

Marku tha se drejtësia penalë ka pësuar ndryshime ndërsa pranoi se ka pasur debate profesionale mes prokurorereve.

 

Prokurorja e përgjithshme e përkohshme shtoi gjatë analizës se janë bërë konsultime me të gjitha prokurorite dhe janë marrë mendime të prokuroreve mbi ecurine e punës.

 

Ajo tha mes të tjerash se përparësi e punës është garantimi I pavarësise se prokuroreve.

 

Marku bëri të ditur se institucioni I prokurorisë shqiptare është asistuar nga projekte të BE-së, trajnime dhe vizita studimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *