E diel, 8 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Kryeprokurori, PS fton serish opozitën

Pak orë para nisjes së seancës dëgjimore me 7 kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm, mazhoranca shprehu vendosmërinë për të vijuar procedurën e zgjedhjes së kreut të ri të organit të akuzës. Ulsi Manja, drejtues i Komisionit të Ligjeve, ftoi opozitën të bëhet pjesë e procesit.

 

Manja tha se të drejtën për të kërkuar interpretim mbi zgjedhjen e pasuesit të Adriatik Llallës, drejtuar misioneve ndërkombëtare që asistojnë ligjërisht Shqipërinë, e gjen tek të drejtat ligjore.

 

Pas seancës dëgjimore, do të shqyrtohen kriteret e secilit prej 7 kandidatëve e më pas ata që plotësojnë kriteret, do të kalojnë për votim në seancë plenare.

Më shumë video

Reklamë