Nën dyshimet se ka abuzuar me detyrën, kryeprokurori i Sarandës, Kledian Llaho pezullohet nga detyra.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, magjistrati besohet se ka kryer veprime korruptive me qëllim që të përfitonte vjehRri i tij.
Masa e sigurisë për pezullimin e Kledian Llahos nga detyra është firmosur nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
SPAK: Më datë 6 Janar 2025 është bërë regjistrimi i emrit të personit nën hetim, magjistratit Kledian Llaho, me detyrë prokuror dhe njëkohësisht drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë”, parashikuar nga nga neni 319/ç i Kodit Penal.
Pas një ankese nga një qytetare edhe Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, nisi hetimin disiplinor dhe i kërkon Këshillit të Lartë të Prokurorisë uljen e pagës në masën 40% për 1 vit. ILD thotë zyrtarisht se nga hetimet është konstatuar se prokurori Kledian Llaho, ka kryer shkelje me dashje duke shkaktuar zvarritje të proceseve gjyqësore.
ILD: Në analizë të veprimeve e mosveprimeve, duhet nënvizuar se ky është një rast i izoluar i prokurorit, por qëndrimi i tij edhe gjatë hetimit, evidenton faktin që me dashje magjistrati nuk i është bindur një vendimi gjyqësor detyrues për të, si dhe kjo mosbindje është reflektuar në mungesën e veprimeve të prokurorit në lidhje me çështjen hetimore.
Veprimet dhe mosveprimet e prokurorit sipas këtij insistucioni kanë cënuar besimin e publikut të drejtësia. Për pasojë, ILD kishte bërë edhe kërkesën për shkarkimin e tij nga detyra e drejtuesit të prokurorisë së Sarandës./Vizionplus.tv





