E diel, 15 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:40 Në vijim ora 01:40: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kryeplaku kapet me kanabis në shtëpi, policia e arreston në flagrancë

Arrestohet në flagrancë kryeplaku i fshatit Nojë në Krujë.

 

Haxhi Murati  66 vjeç, banues në fshatin Nojë, Krujë, me detyrë kryeplak i fshatit  u arrestua për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Reklamë

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit Bujar Sefa(X)., 34 vjeç, banues në Nojë, Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

 

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 145 kg lëndë narkotike cannabis sativa, gati për shitje, si dhe municion luftarak.

Vazhdo të lexosh

Reklamë