E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kryengritësit talebanë nuk ndalen/ Marrin nën kontroll 65% të territorit të vendit

Pas më shumë se 20 vitesh operacione ushtarake në Afganistan, trupat e NATO-s janë tërhequr dhe tashmë kryengritësit talebanë po pushtojnë territore të reja pothuajse çdo ditë. Grupi militant ka nën kontroll rreth 65 përqind të territorit të vendit.

 

Rënia e kryeqyteteve të provincave Badakhshan dhe Baghlan në verilindje dhe atij të provincës Farah në perëndim shtoi presionin në rritje mbi qeverinë qëndrore të Afganistanit për të frenuar përparimin e talebanëve.

 

Reklamë

Një zyrtar amerikan i mbrojtjes, duke cituar analiza të zbulimit ka deklaruar se luftëtarët kryengritës mund ta rrethojnë dhe bllokojnë edhe kryeqytetin afgan, Kabul, brenda 30 ditësh.

 

Një ditë më parë talebanët morën nën kontroll aeroportet në provincat afgane të Farahut dhe Kunduzit, ndërsa konsolidojnë kontrollin në një kohë kur forcat amerikane përmbyllin tërheqjen nga Afganistani që pritet të përfundojë në fund të gushtit.Më shumë se një mijë civilë janë vrarë në luftë, muajin që lamë pas.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë