E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kryen marrëdhenie në ambulance, pushohen nga puna punonjësit shëndetësore

Dy punonjës shëndetesore janë pushuar nga puna pasi kanë kryer marrëdhenie seksuale brenda në ambulancë.

Ngjarja ka ndodhur në fushën e futbollit Fratton Park Portsmouth FC ne Angli. Rojet e sigurisë së fushës, konstatuan një ambulance e cila u fut në parkimin e kompleksit.

Punonjësja e ambulancës Emma Crodyon dhe kolegu i saj kaluan në pjesën e pasme të mjetes të emergjencës shëndetesore dhe nisën të kryenin marrëdhënie seksuale.

Dy partnered, kolegë mes tyre edhe në profesion u panë nga rojet e fushës së futbollit me këmishë të zbërthyer e pantallona të hequra.

Reklamë

Sipas mediave lokale angleze,  gruaja Emma Crodyon kishte qënë me leje në kohën kur ka ndodhur ngjarja, por pavarësisht kësaj u pezullua nga puna për shkelje të rënda të etikës.

Ndërsa punonjësi u pezullua pak kohë më vonë nga sherbimi shendetesor në ambulancë.

Në gjykatë, punonjësja mohoi të kishte kryer marrëdhenie seksuale. Emma I tha gjykatësit se ajo ishte ndodhur rastësisht në kryqezimin ku ishte ambulance e se për shkak se ishte e mërzitur kishte vendosur të bisedonte me kolegun e saj.

Gjykatësi gjithsesi vendosi të mos e marrë parasysh arsyetimin e punonjëses dhe e shkarkoi atë nga puna.

Vazhdo të lexosh

Reklamë