E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 43 minuta më parë
Vendi

Kryeministri Rama uron 7 Marsin, ndan foto nga Manastiri: Të kujtojmë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

Kreu i qeverisë, Edi Rama  ka uruar festën e 7 Marsit, Ditën e Mësuesit. Rama ka ndarë në rrejtin e tij social Facebook pamje nga një takim me nxënës nga Manastiri.

“Mirëmëngjes, dhe me energjinë e fëmijëve nga Manastiri, që na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës, ju uroj Gëzuar 7 Marsin dhe fundjavë të mbarë”, shkruan shefi i qeverisë.

Sot festohet “Dita e Mësuesit”, që na përkujton ditën kur më 7 mars 1887, u hap në Korçë, nën drejtimin e Pandeli Sotirit, Mësonjëtorja e parë shqipe.

Sot festohet “Dita e Mësuesit”, që na përkujton ditën kur më 7 mars 1887, u hap në Korçë, nën drejtimin e Pandeli Sotirit, Mësonjëtorja e parë shqipe.

Kjo festë shënohet në të gjitha shkollat dhe universitetet me aktivitete, koncerte dhe programe festive.

Vazhdo të lexosh

Reklamë