Subscribe

Kryeministri Rama pranoi vërtetesinë e një prej audio-pergjimeve të BILD ku ai dëgjohej të bisedonte ne telefon me Arben Keshin që sipas gazetës gjermane në atë kohë ka qënë drejtor në Ministrinë e Brendshme, madje kreu i qeverise nuk nguroi ta publikonte vete audio-pergjimin ne rrjetet sociale.

Por në reagimin e tij të dytë për këtë cështje, Rama thotë se kjo është një gënjeshter e madhe pasi Arben Keshi nuk ka qënë polic në atë periudhë por ka qënë gjithë kohën sipas tij, kandidat për kryetar komune në Maqellarë.

Madje Rama shton se këtë bisedë që u publikua me Arben Keshin do ta bënte sërish e në cdo kohë.

 

Çfarë mjerimi dhe çfarë përpjekje e dëshpëruar për manipulimin e njerëzve dhe nxirjen e Shqipërisë!Çfarë gënjeshtre:AK s’ka punuar në polici asokohe dhe ka qenë denbabaden kandidat komune në Maqellarë.E konfirmoj këtë bisedë dhe do e bëja prapë njësoj!Kush ka veshë le të dëgjoj

 

Kryeministri shton se është një skandal I turpshëm I gatuar sipas tij nga shërbëtori famëkeq I Saliut në prokurori. Rama shton se ky prokoror nuk është gjë tjetër vecse një birbo që doli cullak nga Vetingu dhe tani bën bëngjë tjetër vecse shkeli sekretin hetimor duke I përdorur përgjimet për shantazhe politike.

 

Ky është i gjithi një skandal i turpshëm,i gatuar nga shërbëtori famëkeq i Saliut në prokurori+një birbo tjetër që doli cullak nga Vetingu, të cilët jo vetëm kanë shkelur ligjin për sekretin hetimor, duke i përdorur përgjimet për shantazhe e lojë politike, po s’kanë hetuar asgje!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *