E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 29 minuta më parë
Vendi

Kryeministri Rama nderon gjeneralin italian

Komandantit te pergjithshem te Guardia di Financa, gjeneralit Giuseppe Zafarana, iu akordua ylli i madh i medaljes se kryeministrit.

 

Nderimi iu be nga kreu i qeverise Rama si mirenjohje publike per bashkepunimin 25 vjeçar mes vendit tone dhe Italise ne luften kunder krimit te organizuar dhe trafikut te lendeve narkotike.

 

Reklamë

Ne fjalen e tij, kryeministri Rama tha se fale bashkeveprimit mes institucioneve ligjzbatuese eshte rritur besimi i qytetareve te policia shqiptare ne perballjen me veprimtarite kriminale.

 

Gjenerali Zafarana theksoi se medaljen do ta mbaje me krenari dhe se eshte koha qe mes Italise dhe Shqiperise te arrihen marreveshje te tjera ne perpjekjen e perbashket per te luftuar te gjithe llojet e krimeve, deri te ata me te sofistikuarit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë