E diel, 4 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 04:15 Në vijim ora 04:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kryeministri Rama dhe deputetët mbërrijnë në Kuvendin e Kosovës, pritet nisja e seancës së përbashkët

Kryeministri Rama dhe deputetët kanë mbërritur në Kuvendin e Kosovës, teksa pritet nisja e seancës së përbashkët

Objekt i kësaj seance do të jetë koordinimi i axhendës kombëtare për realizimin e objektivave strategjike, si anëtarësimi i Shqipërisë në BE, integrimi euroatlantik i Kosovës, mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të shqiptarëve dhe rritja e kontributit të faktorit shqiptar në zhvillimin, demokratizimi, paqja e siguria në rajon.

Në mbledhjen e përbashkët mes qeverive të dy vendeve është parashikuar që pas himneve përkatëse, të mbajë fjalën kryetari i parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca dhe pas tij, kryetarja e parlamentit të Shqipërisë Elisa Spiropali. Takimi pritet të mbyllet me një fjalim nga Rama e Kurti. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë