Subscribe

Ministrat e kulturës nga çdo vend i Europës Juglindore kanë mbërritur në Tiranë për ministerialin e radhës së këtij këshilli, presidencën e së cilit këtë vit e ka Shqipëria. Çështja kryesore e diskutuar ishte gjetja e fondeve per menaxhimin e trashëgimisë kulturore. Ambasadorja e Be, Romana Vlahutin, siguroi se unioni ka vene ne dispozicion shuma te mëdha për ruajtjen e trashëgimisë, por u takon vendeve përkatëse, qe t’i përfitojnë ato përmes projekteve.

 

Romana Vlahutin: Trashëgimia nuk është e rëndësishme vetëm për individin, por për komunikimin ndërkulturor e për të kuptuar historitë tona të përbashkëta në gjenezë të krijimit të secilës kulturë. Jam këtu për të shtyrë të gjithë vendet të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e programeve Creative Europe apo konventave të Unescos, jo vetëm për të mbrojtur trashëgiminë, por edhe për të investuar në të si një e mirë që vjen më pas për turizmin dhe ekonominë e vendeve tuaja.

 

Shqipëria ka një shembull konkret ne ruajtjen e trashëgimisë. Ai është projekti i rilindjes urbane, qe sipas kryeministrit Rama, po sjell rigjallërimin e së bukurës në arkitekturën e dikurshme.

 

Këtë vit, buxheti per kulturën është rritur, ndonëse nuk është i mjaftueshëm, përballë nevojave qe ka vendi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *