E premte, 9 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kryeministri mban sot fjalimin e fitores, Rama: S’po gjej dot fjalë, ju falenderoj përgjunjësisht për besimin

Edi Rama do të mbajë një fjalim fitoreje ditën e sotme në orën 19:00 në sheshin “Skënderbej”.

Kryeministri përmes një reagimi në Facebook, falenderon të gjithë shqiptarët që e votuan.

Reklamë

“MIRËMËNGJES, dhe duke ju rrëfyer se s’po i gjej dot fjalët për të shqiptuar sonte në 7 në Sheshin Skënderbej, ju falenderoj përgjunjësisht për besimin e patregueshëm e ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Në këto zgjedhje, Partia Socialiste ka siguruar deri tani 83 mandate, ndërsa procesi i numërimit për votën e Diasporës nuk ka përfunduar ende./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë