E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kryeministri i penduar/ Shefi i qeverisë kërkon falje

Kryeministri i Australisë Scott Morrison ka kërkuar falje për situatën e jashtëzakonshme në të cilën gjendet vendi, prej muajsh tashmë për shkak të zjarreve shkatërrues.

Ai e ka pranuar përgjegjësinë e fajit pas kritikave të shumta për mënyrën se si qeveria e tij e ka menaxhuar krizën dhe politikat e dështuara për klimën. Një muaj më parë, Morrison u ndesh me zemërim në shkallë të gjerë pasi nisi pushimet në Hawai ndërkohë që situata me zjarret ishte kritike.

Që nga muaji shtator, të paktën 28 ​​njerëz kanë humbur jetën, mijëra shtëpi janë shkatërruar dhe janë djegur një numër i madh kafshësh. Forcat zjarrfikëse nga amerika dhe vende të tjera kanë mbërritur për ndihmë.

Autoritetet kanë paralajmëruar se zjarret e mëdha, të nxitura nga temperaturat e larta, era dhe nga thatësira, do të vazhdojnë derisa të ketë reshje të konsiderueshme shiu. Më shumë se 123 vatra zjarri janë ende aktive. Situata është më kritike në Uellsin e Ri Jugor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë