Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, ka uruar Edi Ramën për fitoren e tij në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë të vitit 2025. Në një mesazh të postuar në Twitter, Orbán e cilësoi fitoren e Ramës si një “fitore të madhe” dhe shprehu gëzimin për mundësinë e takimit të tij me Ramën këtë të premte në Tiranë gjatë Samitit të 6-të të Komunitetit Politik Evropian (EPC).
Ky samit do të zhvillohet më 16 maj 2025 në Sheshin Skënderbej, me pjesëmarrjen e liderëve të 47 shteteve, përfshirë presidentët dhe kryeministrat e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor.
“Urime Kryeministrit @ediramaal për fitoren e tij bindëse në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë. I dashur Edi, mezi pres t’ju shoh këtë të premte në Tiranë në atë që mund të jetë një Samit historik i EPC-së.”, shkruan Orban.
/vizionplus.tv
Congratulations to Prime Minister @ediramaal on his landslide victory in the Albanian parliamentary elections.
Dear Edi, looking forward to seeing you this Friday in Tirana at what may prove to be a historic EPC Summit.— Orbán Viktor (@PM_ViktorOrban) May 14, 2025





