Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka renditur disa arsye pse Shqipëria do të duhet të anëtarësohet shumë shpejt në BE.

 

Viktor Orban theksoi se ka një rritje të ekonomisë në Shqipëri dhe rajoni i duhet patjetër BE-së.

 

Orban nënvizoi se rezervat e rritjes ekonomike gjenden në Ballkan dhe Shqipëria ka një përqindje të rëndësishme të kësaj rritjeje.

Përpiquni të imagjinoni Evropën e sotme, nëse Sllovenia apo Çekia nuk do të ishin pjesë e BE-së, cila do të ishte pamja e Evropës së sotme. Sot kemi rritje ekonomike në BE. Kemi rritje të përqindjes. Vendet e BE-së kanë sjellë zhvillim në Evropë. Kjo është ajo që do sjellë Shqipëria në BE, Shqipëria ka kapacitete në rritjen e ekonomisë.

 

Rezervat e rritjes gjenden në Ballkan. Për këtë arsye kërkojmë që Shqipëria të anëtarësohet në BE”, tha Orban.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *