E premte, 9 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kryeministri grek i përgjigjet Erdogan, pas “fërkimeve” mes dy vendeve/ Micotakis: Iku koha e perandorive

Një ditë pasi Shtetet e Bashkuar kërkuan që Ankaraja të moderojë tonet ndaj Athinës, ka reaguar pala greke: kryeministri Kyriakos Mitsotakis i dërgoi një mesazh të ri Turqisë, gjatë inaugurimit të fregatës më të re që iu bashkua Marinës greke.

 

Reklamë

KYRIAKOS MITSOTAKIS

 

Reklamë

KRYEMINISTRI GREK

 

Histori na mëson që kusho që shkel kufijtë dënohet. Kufijtë tanë janë blu dhe  jo gri. Kushdo që shkel përfundimisht kufirin dënohet, në shekullin 21 nuk ka vend për vizione perandorake të kohëve të tjera. Problemet zgjidhen në mënyrë paqësore dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, kjo është ajo që kërkojnë popujt tanë.

 

Kreu i qeverisë greke tha se ushtria po modernizohet dita ditës dhe se, ashtu si flota ajrore që ka në përbërje F-16 dhe Raffaele, edhe flota detare do të ketë në përbërje anije raketore. Por ai u kujdes të ritheksonte se mënyra më e mirë është diplomacia dhe dialogu.

 

KYRIAKOS MITSOTAKIS

 

KRYEMINISTRI GREK

 

E përsëris problemet zgjidhen në mënyrë paqësore dhe sipas ligjit ndërkombëtar dhe është një gabim i madh për disa që përpiqen të helmojnë opinionin publik duke zbuluar armiq atje ku ata nuk ekzistojnë.

 

Dje presidenti Erdogan kritikoi SHBA-të për qëndrimin ndaj Ankarasë, duke thënë se Turqia është lojtar i madh dhe i rëndësishëm për NATO-n, gjë e cila nuk mund të thuhet për Greqinë.

 

REXHEP TAIP ERDOGAN

 

PRESIDENTI TURK

 

Thjesht nuk ka krahasim mes Turqisë dhe Greqisë në NATO, SHBA nuk mund të gjejë një aleat tjetër si Turqia. Turqia renditet ndër pesë vendet e para në NATO, si për nga kontributi i saj në bllok ashtu edhe për nga fuqia e forcave të saj tokësore. Pritja jonë nga SHBA është të mos përfshijë Greqinë në llogaritje të gabuara dhe të mos lejojë manipulimin e opinionit publik ndërkombëtar.

 

Retorika e luftës mes Ankarasë dhe Athinës është përshkallëzuar muajt e fundit, edhe pse një gjë e tillë shihet vetëm një përpjekje për kredo politike në prag të zgjedhjeve presidenciale në Turqi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë