E enjte, 8 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Sot vijmë nga rruga e Arbrit për fushatë”, Rama: Mandatin e katërt ndërtojmë rrugën që lidh Burrelin me Ulzën

Kryeministri Edi Rama u ndal këtë të premte në qytetin e Burrelit ku zhvilloi një takim elektoral me qytetarët e zonës.

Ai theksoi se ndihet krenar që sot vjen në fushatë jo më për të premtuar ndërtimin e rrugës së Arbrit, por vjen për fushatë duke kaluar nga rruga e Arbrit.

Reklamë

Më tej kryeministri premtoi se në mandatin e katërt do të ndërtohet rruga e Lurës si dhe rruga që lidh Burrelin me Ulzën.

“Nuk po bëjmë një fushatë duke premtuar se do mbarojë rruga e Arbirt, por po bëjmë një fushatë duke ardhur nga rruga e Arbrit. Unë them që duhet të ketë qenë Dibran dhe ai që ka thënë se “Oreksi vjen duke ngrënë”. E di që kemi shumë për të bërë. Ajo që është vlera e madhe ekonomike që do të sjellë rruga e Arbrit është që do të hapë një horizont të ri krejt për investimet në turizëm. Uën jam i bindur se në dekadën e ardhshme Dibra do të jetë pjesa më e lakmuar e metropolit të Shqipërisë. Natyrisht që akseset në pikat më të bukura janë të domosdoshme. Ne jemi në proces dhe shpresoj shumë që në fund të këtij viti të kryejmë dhe rrugën e Lurës. E di që këtu ka dhe një konkurencë të brendshme mes Matjanëve dhe Dibranëve se sa herë them ndonjë gjë për Dibranët sikur nuk ka duartrokitje të nxehta. Mandatin e katërt do të bëjmë edhe rrugën që lidh Burrelin me Ulzën”, tha Rama.

Më shumë video

Reklamë