E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 00:31 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Kryeministri Edi Rama pret Mbretin e Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama ka pritur mesditën e sotme Mbretin e Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein.

Rama u takua me Mbretin jashtë ambienteve të kryeministrisë dhe më pas të dy vazhduan drejt zyrës së kryeministrit.

Reklamë

“I nderuar të mikprisja sot me një kënaqësi të veçantë, Mbretin e Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein, një monark i respektuar botërisht dhe një mik i çmuar posaçërisht”, tha Rama në Facebook, duke ndarë edhe foto nga takimi. 

Mbreti i Jordanisë po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë, me ftesë të kreut të shtetit Bajram Begaj.

Më herët, Abdullah II bin Al-Hussein zhvilloi një takim tête-à-tête me Presidentin.

Në qendër të bisedimeve ishte rritja e dialogut politik dhe thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar midis dy vendeve./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë