Vizion Plus Tring
Your browser does not support the video tag.
Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
14 June 2025
Vizion fokus

Netanyahu thirrje iranianëve: Kundërvihuni ndaj regjimit, ka ardhur koha...

Sulmet e Iranit në Tel Aviv, reagon Izraeli: E...

Tensioni në lindjen e mesme, Macron: Programi bërthamor në...

Shpërthime të forta në Izrael, Irani nis hakmarrjen

Digjet makina në rrugën e Arbrit, shpëtojnë personat që...

Netanyahu: Ishim të koordinuar me SHBA për sulmin ndaj...

Gati hakmarrja? Irani ngre flamurin e kuq mbi Xhaminë...

Izraeli nis një tjetër valë sulmesh mbi Iran

“Do hapim portat e ferrit”, komandanti i sapokomanduar i...

Trump: Ishim të informuar për planin e Izraelit, Irani...

Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA

15 Maj 18:14

Gjatë vizitës së parë zyrtare të një kryeministri britanik në vendin tonë, kreu i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar sir Keir Starmer vizitoi edhe Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e Forcave të Armatosura, ku u prit nga ministri Mbrojtjes Pirro Vengu dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjenerallejtënat Arben Kingji.

Ministri Vengu dhe kryeministri Starmer panë mjediset e këtij kompleksi, ku u takuan edhe me ushtarakë shqiptarë dhe britanikë.

Ministri Vengu shprehu kënaqësinë për të pritur në këtë kompleks inovativ kreun e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe për të nderuar bashkëpunimin e përbashkët midis Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë si aleatë në NATO dhe jo vetëm në NATO, por edhe brenda Ballkanit Perëndimor.

“Kemi një qëndrim të përbashkët për kërcënimet me të cilat po përballemi dhe gjithnjë e më shumë po ndërtojmë kapacitete të përbashkëta dhe sot, nën kujdesin dhe udhëheqjen e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar dhe kryeministrit të Shqipërisë, nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme me ambicien për të bashkëpunuar edhe më fort në industrinë ushtarake dhe në inovacion.”- u shpreh zoti Vengu.

Nga ana e tij, kryeministri britanik Starmer falënderoi ushtarakët shqiptarë që punojnë bashkë me ata britanikë në misioni Interflex, për të trajnuar trupat ukrainase.

“Puna në të cilën jeni të angazhuar aktualisht, që është trajnimi për ukrainasit, është e një rëndësie të dorës së parë. Kam qenë vetë në trajnimin e Interflex për ta parë atë të ofruar në disa raste. Profesionalizmi dhe përkushtimi janë në një nivel shumë të lartë dhe janë me rëndësi të madhe për ukrainasit, të cilët pasi përfundojnë atë trajnim shkojnë në vijën e frontit, jo vetëm për të mbrojtur vendin e tyre, por edhe vijën e frontit të vlerave tona të lirisë dhe demokracisë.”-theksoi kreu i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, i cili shprehu kënaqësinë edhe nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes.

“Jam vërtet i kënaqur që në kontekstin më të gjerë sot, kemi arritur një marrëveshje për të përmirësuar punën që bëjmë si dy vende për sigurinë dhe mbrojtjen, duke përfshirë prodhimin dhe prokurimin, sepse mendoj se kjo është një epokë e re për Evropën. Kjo është një epokë e re për sigurinë dhe mbrojtjen, ku ne lidhemi me aleatët tanë edhe më fort.”

Më herët, Starmer u prit në takim zyrtar nga kreu i qeverisë Edi Rama në Kryeministri, ku u nënshkrua gjithashtu “Deklarata e qëllimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverise së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, në lidhje me eksportet në fushën e mbrojtjes dhe bashkëpunimin industrial” – nga ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Nicholas Robert John Abbott.

 

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
FA Muzeu Starmer Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Sfida e AGAIT, Elinara dhe Andrea shkojnë në televotim

më shumë...

Kriset “shoqëria” në Ferma VIP, Big Basta dhe Ylli ftohin marrdhëniet

më shumë...

Tensioni në lindjen e mesme, Macron: Programi bërthamor në Iran ishte pranë një faze kritike

më shumë...

Digjet makina në rrugën e Arbrit, shpëtojnë personat që ndodheshin brenda

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:50

Sfida e AGAIT, Elinara dhe Andrea shkojnë...

11:17

Big Basta apo Andueli? Ja kush është...

10:40

Rrëfimi i Elinarës sjell emocione të forta...

10:04

Netanyahu thirrje iranianëve: Kundërvihuni ndaj regjimit, ka...

9:59

Alba shuan çdo dyshim ne lidhje me...

9:40

Sulmet e Iranit në Tel Aviv, reagon...

9:35

Debat i fortë në Ferma VIP, Erandi...

9:27

Kriset “shoqëria” në Ferma VIP, Big Basta...

9:12

Tensioni në lindjen e mesme, Macron: Programi...

9:00

Nis Ferma VIP, ethe për finalistin e...

8:31

Shpërthime të forta në Izrael, Irani nis...

7:38

Digjet makina në rrugën e Arbrit, shpëtojnë...

7:33

Netanyahu: Ishim të koordinuar me SHBA për...

7:01

Gati hakmarrja? Irani ngre flamurin e kuq...

6:36

Izraeli nis një tjetër valë sulmesh mbi...

6:14

“Do hapim portat e ferrit”, komandanti i...

6:04

Trump: Ishim të informuar për planin e...

5:45

Këto janë shenjat më xheloze të Horoskopit

5:28

Tensioni në Lindjen e Mesme, Izraeli mbyll...

5:24

Tragjedia ajrore në Indi, mediat rendisin 6...

Më të klikuarat

  • Nuk ia dolën! Fund tragjik për fëmijët që u nxorrën nga lumi...
  • Shpërthime të forta në Izrael, Irani nis hakmarrjen
  • “Do hapim portat e ferrit”, komandanti i sapokomanduar i Gar...
  • Big Basta apo Andueli? Ja kush është finalisti i tretë i Fer...
  • Berisha: “OK” propozimit të Shehajt, mbështës daljen me një...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services