E enjte, 8 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kryeministri britanik takohet sot me Zelenskyn, edhe shefi i NATO-s në Londër

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të takohet sot në Londër me kryeministrin britanik Keir Starmer me qëllim forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe industrisë ushtarake.

Sipas qeverisë britanike, dy liderët pritet të bien dakord për një deklaratë të zgjeruar që synon prodhimin dhe furnizimin e përbashkët të dronëve dhe teknologjive të tjera ushtarake. Marrëveshja synon të thellojë bashkëpunimin strategjik mes dy vendeve në një kohë kur siguria në rajon mbetet sfiduese.

Reklamë

Në deklaratën e publikuar nga Downing Street thuhet gjithashtu se Britania e Madhe dhe Ukraina do të kërkojnë mundësi për të zgjeruar bashkëpunimin industrial dhe teknologjik edhe me vende të tjera partnere.

Ndërkohë, në Londër pritet të mbërrijë edhe sekretari i përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, i cili do të zhvillojë bisedime me Starmer dhe Zelenskyn për çështjet e sigurisë euroatlantike dhe përpjekjet për sigurimin e një paqeje të qëndrueshme në Ukrainë.

Kryeministri britanik theksoi se zhvillimi i teknologjive si dronët, lufta elektronike dhe inovacioni i shpejtë në fushën e betejës janë bërë thelbësore për sigurinë kombëtare dhe ekonomike, duke u theksuar edhe më shumë nga konfliktet e fundit ndërkombëtare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë