Kryeministri britanik në Shqipëri, konferencë me Ramën: Urime për fitoren! Mirënjohës për mbështetjen që i keni dhënë çështjes së emigracionit

Në një vizitë historike që shënon një moment të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve, Kryeministri britanik Keir Starmer mbërriti sot në Shqipëri, duke u bërë i pari kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar që zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë. Në konferencën e përbashkët me Kryeministrin Edi Rama, Starmer vlerësoi lidhjet e forta mes Shqipërisë dhe Britanisë, duke e cilësuar këtë vizitë si fillimin e një kapitulli të ri në bashkëpunimin dypalësh.
Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e emigracionit, duke e cilësuar uljen e ndjeshme të numrit të emigrantëve të paligjshëm si një rezultat konkret i përpjekjeve të përbashkëta mes dy vendeve. Vizita e tij në Portin e Durrësit, sipas tij, i dha mundësinë të shihte nga afër rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në forcimin e kufijve dhe sigurisë. Starmer gjithashtu vlerësoi kontributin e Shqipërisë si një aleate e besueshme në NATO dhe si një partnere e rëndësishme e Ukrainës në përballjen me sfidat e korrupsionit dhe sigurisë në rajon.
Keir Starmer: Është privilegj për mua që jam kryeministri i parë që vij këtu, kjo është diçka madhore sepse pasqyron lidhjen e fortë mes dy vendeve tona. Urime për fitoren zgjedhore këtë javë dhe në fakt është vëret gjë e madhe që jamë këtu në Shqipëri për të hapur kapitullin e radhës mes dy vendeve tona. Gjithashtu për mua kjo është një mundësi për të parë nga afër se si po punojnë së bashku dy vendet tona në lidhje me sfidat madhore që përballemi. Isha sot në Portin e Durrësit. Siç e kam thënë edhe në dokumentin e parë për emigracionin, kufijtë e sigurt të vendit tonë janë qëndrore dhe jetike për planin tonë të ndryshimit, njerëzit duan dhe meritojnë një sistem emigracioni të drejtë. Ju jam mirënjohës ju kryeministër për mbështetjen tuaj për çështjet e emigracionit me të cilat përballet kontinenti ynë. Ulja e numrit të gomoneve ka qenë e konsiderushme dhe ky është një shembull i qartë i asaj që mund të arrihet kur dy vende punojnë me njëra-tjetrën. Shqipëria është një aleat i fortë i NATO dhe partner kyç i Ukrainës në luftën kundër korrupsionit./vizionplus.tv




