E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kryeministrat e Ballkanit në Durrës, zbardhet axhenda

Këtë të hënë do të zhvillohet në Durrës takimi i kryeministrave të Ballkanit, ku i pranishëm do të jetë dhe komisioneri për zgjerim në BE, Johannes Hahn.

 

Ka nisur ceremonia e pritjes së kryeministrave të Ballkanit, ku kryeministri Rama ka pritur në vilën qeveritare të ftuarit, ku Integrimi ekonomik do të jetë në fokus të takimit informal.

 

Reklamë

Axhenda

 

Në njoftimin e lëshuar nga zyra për shtyp e Kryeministrisë bëhet e ditur se temë e diskutimit do të jetë vizioni i përbashkët mbi Strategjinë e Integrimit në Bashkimin Europian, zbatimi dhe fuqizimi i zonës ekonomike rajonale1, marrëveshja roaming dhe fillimi i negociatave për marrëveshjet e njohjes reciproke të kualifikimet akademike dhe profesionale.

Takimi do të mbahet në ambientet e vilave qeveritare dhe do të nisë në orën 09:40.

Në takim do të marrë pjesë dhe Presidenti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ndërkohë që kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç nuk e ka konfirmuar ende pjesmarrjen në takimin e sotem.

Në mesditë, Hahn dhe Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor do të bëjnë të ditura vendimet në një konferencë për shtyp.

Takimi mbahet në kohën kur mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur faza finale e dialogut dhe tema më e nxehtë është ajo e korrigjimit të kufijve që presupozon edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Beogradi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë