Subscribe

Mes Tiranës dhe Fierit, Monika Kryemadhi zgjedh mandatin e deputetit për qarkun e Fierit. Në përgjigje të kërkesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, se cilin qark do të përfaqësojë në parlamentin e ri, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim vendos për Fierin.

Me këtë vendimarrje, Monika Kryemadhi, i hoqi mundësinë e mandatit të deputetit Kejdi Mehmetaj e cila ishte e renditur e dyta në qarkun e Fierit, ku LSI fitoi vetëm një deputet.

Me dorëheqjen nga qarku i Tiranes, ku Lëvizja Socialiste për Integrim mori dy mandate, karrigen e deputetit pas Erisa Xhixhos e merr Nën-kryetari i LSI, Petrit Vasili.

Nga vota e 25 Prillit Lëvizja Socialiste për Integrim siguroi katër mandate, dy në Tiranë, përkatësisht një në Fier dhe në Shkodër.

Për katër vitet e ardhshme në opozite LSI do të përfaqësohet në parlament me kryetaren Monika Kryemadhin, Petrit Vasilin, Erisa Xhixhon dhe Agron Çela.

Pas Monika Kryemadhit e cila beri zgjedhjen e saj, KQZ, është pritje edhe të vendimit të kryesocialistit Edi Rama, nëse do të mbaj mandatin e deputetit në Durrës apo në Vlorë.

Deri me tani kryeministri është deklaruar se do të përfaqësojë në parlament atë që do t’i jepnin votën më të madhe preferenciale në zgjedhjet e 25 Prillit. Dhe atë ia dha Durrësi. Nëse do t’i qëndrojë angazhimit të tij, mandatin e deputetit në Vlorë e merr Teuta Ramaj, në të kundërt karrigen e deputetit në Durrës e fiton Ana Dhamo.

Konfigurimi i parlamentit për nga emrat dhe jo për nga numrat pritet të pësojë të tjera ndryshime. Pas lënies së mandatit të deputetit nga Gramoz Ruçi, emrat e deputeteve për qarkun e Fierit për socialistët do të ndryshojnë.

Kodi zgjedhor parashikon se në rastin kur një deputet i zgjedhur deklaron lënien e mandatit para se KQZ të zyrtarizojë rezultatin, karrigen e deputetit e merr ai që vjen pas, në rastin e Partisë Socialiste, mandati i shkon Robert Bitrit.

Nëse kryetari i kuvendit, e dorëzon kërkesën e tij, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën shpërndarjen e mandateve, atëherë deputet bëhet ai që ka numrin më të madh të votës preferenciale, që në këtë rast e ka Mirela Pitushi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *