E hënë, 21 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kryemadhi votoi e para: Ja kalova Ilir Metës

Ndryshe nga ç’pritej, që procesi i votimit të hapej nga presidenti Ilir Meta, e para që votoi ishte kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

 

Ajo mbushi fletën e votimit në të njëjtën qendër me presidentin, ndërsa nuk munguan as batutat.

 

Reklamë

Siç raportoi gazetari i “Vizion Plus”, Thimi Samarxhiu, Kryemadhi mësohet të ketë thënë:

 

“Ja kalova Ilir Metës, erdha para tij.”

 

Ata shkuan veç e veç në qendrën e votimit. Kreu i shtetit priti sa doli kryetarja e LSI dhe më pas u fut ai për të votuar. Pas procesit, Kryemadhi deklaroi para mediave:

 

“Të gjithë qytetarët t’u drejtohen qendrave të votimit të qetë, të bindur.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë