Drejtuesja e LSI, Monika Kryemadhi kerkoi nga qeveria nderprerjen e menjehershme te pagesave per Inceneratoret.

 

E vetmja gjë që të bën përshtypje është që e vetmja kontratë e cila dhe pse është sekuestruar nga prokuroria qoftë inceneratori i Elbasanit i cili është likujduar, qoftë inceneratori i Fierit. Klodian Zoto është në kërkim, Stela Gugallja është në kërkim. Të gjitha numrat e llogarive bankare të inceneratorëve dhe nënkontraktorëve të tyre janë nën hetim, këtu vazhdojnë dhe qeveria shqiptare vazhdon dhe paguan kontrata. Aktualisht evazioni fiskal nëse para 4 muajve ishte në 25 milionë euro, sot evazioni fiskal ka vajtur 100 milionë euro. E di çdo të thotë 100 milionë euro, këto para janë futur në xhepat e oligarkëve të inceneratorëve të qeverisë, të Edi Ramës, të Engjëll Agaçit, të Arben Ahmetajt, të Damian Gjikunurit, Erion Veliajt. Të gjitha këto para janë në xhepat e tyre, të cilat përdoren për të manipuluar për të bërë shpenzime qeverisësë, për të blerë vota, për të paguar lobime anti-shqiptare dhe e vetmja që dua ta theksoj është që këto para mund të ishin përdorur për emergjencat, për shuarjen e zjarreve. Unë do të ndjehesh shumë e lumtur nëse qeveria shqiptare do të bënte ndërprerjen e pagesës ndaj inceneratorëve deri në momentin sa të zbardhej një herë e përgjithmonë. Kjo është kontrata e inceneratorit të Fierit, është neni 4, praktikat e korruptuara, konflikti interesit dhe kontrolli procesverbaleve, autoriteti kontraktor mund t’i kërkojë gjykatës të deklaraojë të paligjshme kontratën nëse zbulon kontraktori ka kryer veprime të korruptuara, veprime të korruptuara përfshin veprimet e korruptuara të nenit 26, të ligjit mbi prokurimin publik. Pra neni 4, pika 4.

 

Me tej, Kryemadhi kërkon marrjen e masave për të përballuar emergjencat që lindin si pasojë e zjarreve.

 

Duke marrë shkas nga situata e vështirë në Ishullin e Sazanit, Kryemadhi tha se qeveria duhet të kishte ndërmarrë një iniciative për të përgatitur grupet e emergjencës në shuarjen e zjarreve.

 

Çdo ditë dhe me shumë ngjarjet politike në Shqipëri largojnë vëmendjen nga problematikat e qytetarëve shqiptarë, të cilat kanë të bëjnë jo vetëm me rritjen e çmimeve, jo vetëm me mundësitë që ngushtohen çdo ditë për të rinjtë dhe të rejat të cilat e gjejnë zgjidhjen duke u larguar nga Shqipëria. Por tashmë ka filluar të bëhet dhe banale dhe metodologjia që përdor qeveria për të mashtruar njerëzit. Rasti i Sazanit, është një rast i cili është e disata herë që po përsëritet. Kemi rastin e vitit të kaluar që Shqipëria u përfshi në situatë të jashtëzakonshme dhe duhet të kishte një inciativë nga qeveria për të marrë masa për të përgatitur grupet e emergjencës në shuarjen e zjarreve. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *