Subscribe

Monika Kryemadhi e konsideroi prostetën studentore një frymëzim për këdo që ndihet i pakënaqur nga Edi rama, e që ndihet i grabitur dhe i shfrytëzuar nga ky pushtet.

 

 

Besoj të gjithë ju e keni ndjekur protestën studentore, të cilët sot janë në ditën e dhjetë të protestës së tyre, një protestë dinjitoze, një protestë për hir të së vërtetës frymëzuese për këdo, që jo që ndihet i pakënaqur, sepse edhe Edi Rama ndihet i pakënaqur me veten e tij dhe asnjëherë nuk kënaqet për atë çka ka përreth, por për këdo që ndihet i grabitur, i shfrytëzuar dhe i nëpërkëmbur. Përse e them këtë? E them këtë, sepse sot ata vazhdojnë qëndrestarë në protestën e tyre, vazhdojnë të jenë qëndrestarë në kërkesat e tyre, që janë kërkesat më minimale, që janë kërkesa që në një farë mënyre janë të drejtat e tyre dhe që janë detyrimi i qeverisë ndaj tyre. Të gjithë anëtarët e LSI duhet të harrojnë të qenurin anëtarë LSI-je dhe mbi të gjitha duhet të bëhen prindër. Duhet të bëhen prindër në mënyrë të tillë ku secili prej nesh sakrifikon çdo gjë për të ardhmen e fëmijëve. Mendoj që nuk ka ndonjë prind, nënë apo baba, që për hir të stabilitetit politik apo partiak do të shesë të ardhmen e fëmijëve të tij, besoj që nuk ka asnjë gjysh apo asnjë gjyshe që për hir të stabilitetit të tij për një pension minimal, ku ai pension  qesharak që ata marrin nuk u vlen as për të paguar ilaçet dhe jo më dritat dhe ujin që rriten çdo ditë e më shumë, nuk ka përse të mos i përkrahi ata. Nuk ka asnjë të ri apo të re që ka motrën apo vëllanë student, dhe nuk i përkrah në të drejtën e tyre. Dëgjoni studentët që thonë nuk ka negociata. Po normal që nuk ka negociata, normal që nuk ka dialog, sepse ajo është e drejta më minimale që ata kërkojnë. Ata nuk kanë për çfarë të negociojnë më me Edi Ramën, sepse e dinë shumë mirë që Edi Rama çdo negociator e këmben dhe e konverton në para, e këmben dhe e konverton në vend pune, e këmben dhe e konverton në leje ndërtimi apo në ndonjë offshore. Nuk ka negociata, po normal që nuk ka negociata, se si mund të negociojë një i varfër që s’ka ç’humbet më përveçse varfërisë së tij?! Çdo negociatë është marrja e frymës për të, nuk ka si të negociojë ai me ta, kur ai është tallur gjithmonë. Nuk kanë se si të negociojnë ata me të, kur ai kishte në parlament 8 kërkesat e studentëve dhe as nuk mori mundimin që ti shqyrtonte, jo më ti aprovonte. Kështu që negociatat me Edi Ramën, janë negociata që nuk kanë të ardhme për studentët. Çdo negociatë me Edi Ramën është shitje e kauzës dhe mbi të gjitha është dhunim apo dorëzim pa kushte përballë monstrës grabitqare.

 

 

Kryemadhi thotë se kjo lëvizje studentore erdhi edhe si rezultat i gjendjes ekonomike të familjeve shqiptare, mbylljes së vendeve të punës, i rrënimit ekonomik dhe i përqendrimit në pesë duar të ekonomisë së vendit. Sot ne nuk kemi ekonomi shqiptare.  Për këto arsye, drejtuesja e LSI bëri thirrje që të gjithë mbështetesit e kësaj force politike të dalin të hënën në proteste në Tiranë në mbështetje të studenteve.

 

 

 

Sot unë ju bëj thirrje që të hënën ju të gjithë t’i bashkoheni studentëve në Tiranë. Mos mendoni që një ditë pune më shumë në axhendën tuaj do t’ju pasurojë. Përkundrazi, nëse të hënën ne nuk i bashkohemi atyre studentëve, pa flamuj partiakë, pa karta anëtarësie, do të jetë shumë vonë për ata, do të jetë shumë vonë për ne, do të jetë shumë vonë për Shqipërinë. Sfida e Shqipërisë nuk është që të mbajë Edi Ramën në pushtet. Sfidat e Shqipërisë dhe të rinisë shqiptare nuk janë që të pasqyrojnë Edi Ramën dhe një grusht të vogël njerëzish. Sfidat e Shqipërisë së shqiptarëve janë hapja e negociatave me BE-në, është anëtarësimi i Shqipërisë në BE. Këto janë sfidat e shqiptarëve, sepse nëse do të kemi një Shqipëri evropiane, nuk ka përse të ikin 400 mijë shqiptarë nga Shqipëria. Nëse do të kemi një Shqipëri evropiane nuk ka përse të kemi dy standarde të ekonomisë shqiptare. Nëse do të kemi një Shqipëri evropiane, do të kenë arsim falas studentët shqiptarë, siç e ka gjithë Europa.  Sinqerisht ju kërkoj që të hënën, jo vetëm kështu siç jeni ju, por secili nga ju të ketë edhe 10 veta të tjerë me vete, secili nga ju t’i hipi autobusit, t’i hipi fugonit, t’i hipi makinës së tij për t’ju bashkuar protestës. Ata kanë ditë që i bëjnë thirrje prindërve të tyre, kanë ditë që thonë kemi vetëm një flamur për të protestuar, atë kombëtar.  Sot nuk është çështja se kush e drejton protestën. Sot nuk është çështja se çfarë përfaqëson protesta. Sot është çështja te dinjiteti dhe integriteti ynë. O so, o kurrë ne kemi shansin dhe mundësinë për ti dhënë një shpresë të rinjve shqiptarë, për ti dhënë shansin, mundësinë dhe një shpresë popullit shqiptar që ky vend mund të bëhet një ditë. Ky vend do bëhet dhe mund të bëhet. Sepse Edi Rama është ai, i cili mban peng Shqipërinë dhe zhvillimin e Shqipërisë, mban peng negociatat e Shqipërisë, mban peng Reformën në Drejtësi, mban peng reformën zgjedhore, mban peng dialogun politik, mban luftën kundër krimit dhe korrupsionit, sepse ai është i kapur prej tyre.

 

 

Në fund të fjalës së saj me strukturat drejtuesë të LSI në Durrës, Kryemadhi u ndal edhe një herë tjeter tek të nje tjeterf proteste, ajo e banorëve të Unazës së Re duke thënë se projekti i zgjerimit të rrugës duhet anulluar.

 

 

Dua t’ju sqaroj edhe për projektin famëkeq të Unazës së Re, një projekt korruptiv, një projekt abuziv, një projekt hajdutërie i jashtëzakonshëm. Ky projekt është vjedhje e plotë, e drejtpërdrejtë që merren paratë nga xhepat e qytetarëve dhe shkojnë direkt në xhepin e Edi Ramës. Prishen 640 shtëpi, ku nxjerrin në rrugë mbi 1000 familje nën çadrën e projektit të Unazës së Re, ku në të vërtetë, përveç vjedhjes së parave të projektit të Unazës së Re, është edhe një korrupsion shumë më madh për ti rrëmbyer pronat atyre banorëve, për ti rrëmbyer tokën atyre banorëve, për të ndërtuar pallate të cilat janë në shërbim të deputetëve të Partisë Socialiste apo edhe të grupeve të caktuara interesi të cilat janë të lidhura me krimin e organizuar.Prandaj, projekti i Unazës së Re është një projekt që duhet anuluar, nëse qeveria shqiptare bën sikur e anulon dhe e rihap tenderin sepse do të krijojë ndonjë off shore tjetër, po ju bëj me dije që grupi i Lëvizjes Socialiste për Integrim do të bëjë padi në Gjykatë dhe Prokurori për anulimin e të gjithë projektit të Unazës së Re. Pse, sepse që nga fillimi i saj dhe deri në fund është vjedhje dhe korruptim, si mundet kompania që bën tenderin, fiton falas projektin e rrugës?! Si mundet që kjo kompani që fiton tenderin ka konkurrencë një tjetër që e jep me vlerën 0. Po kur ky zotëria e bën falas rrugën, pse nuk ja japin vëllezërve Hysa që janë ortakë të vëllait të Edi Ramës, se ky e bën falas, por ja japin këtyre të tjerëve që e bëjnë më 40 milionë euro.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *