E shtunë, 14 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 26 minuta më parë
Vendi

Kryemadhi takon Daniel Serwer: Ide të qarta për të nxjerrë vendin nga kriza

Në kuadër të vizitës që po zhvillon në Washington, në SHBA, drejtuesja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me profesorin e Qendrës për Çështjet Transatlantike, Daniel Serwer.

 

Takimin e ka njoftuar vetë Kryemadhi në një postim në “Facebook”, ku thekson se fokusi I bisedës ka qenë kriza politike në Shqipëri.

 

Reklamë

Kryemadhit thotë se zhvilloi një bisedë të frytshme, me ide të qarta, se si vendi mund të dalë nga kriza dhe të kthehet në normalitet.

 

“Pata kënaqësinë të takoja në Ëashington profesor Daniel Serwer të Qendrës për Çështjet Transatlantike, në Shkollën për Studime të Avancuara Ndërkombëtare, Johns Hokpins. Diskutuam dhe bashkëbiseduam për problematika nga më të ndryshmet parë nga këndvështrime shumë interesante. Debatuam dhe pamë Amerikën me sytë e Daniel Serwer, ashtu si edhe ai pa Shqipërinë me sytë tanë. Një bisedë e frytshme, me ide të qarta, si vendi mund të dalë nga kriza dhe të kthehet sërish në shtëpi për të gjithë shqiptarët.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë