Kryemadhi takon ambasadorët e vendeve të BE për situatën politike dhe integrimin

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi këtë të premte një takim me ambasadorët e BE.
Por edhe pse nuk dihet fokusi i diskutimeve të këtij takimi, drejtuesja e LSI zbuloi për mediat se ishte një takim informues ku u ajo ndau qëndrimet e LSI për hapjen e negociatave dhe çështjen e reformave.
“Është takimi i dytë që bëjmë, e bëjmë të përvitshëm jo vetëm me ambasadorët e BE por edhe me përfaqësues të Ambasadës së SHBA, si dy institucione që janë partnerë strategjikë të Shqipërisë. LSI ndau opinionet me institucionet ndërkombëtare sa i përket qëndrimit për hapjen e negociatave dhe reformat me të cilat duhet të ecim më shpejt”
Në takimin që zgjati përreth 2 orë, Kryemadhi shoqërohej nga kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili.
Megjithatë bie në sy se takimi mes Kryemadhit dhe ambasadorëve ka ardhur një javë para protestës së paralajmëruar nga opozita, e cila synon që të largojë nga qeveria kryeministrin Edi Rama.




