Subscribe

Kryetarja e Lëvizjes socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka hedhur akuza të forta në drejtim të kreut të PD, Lulzim Basha. Ajo e ka konsideruar atë si një armik që LSI kishte në krah në zgjedhjet e 25 prillit.

 

“Kur më erdhi njoftimi për këtë ide dhe hapa e ndërmarra e kam cilësuar si një nga aktivitet më të rëndësishme në këto dy dekada të të gjithë jetës së LSI. Ka ardhur si një iniciativë e të rinjve. Ne vijmë sot pas zgjedhjeve të 25 prillit ku kontributi juaj ka qenë i jashtëzakonshëm përballë sfidave me bandat, me pabesinë. Me një partneritet që e kishim armik në krah. Votat janë mbështetje për vetë vizionin tuaj dhe pala elektorale nuk u përkthye në mbështetje. Kemi dashur të realizojmë disa ndryshime për të siguruar sovranitetin përmes votës. Duke filluar me ndryshimet rrënjësore për shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë. Që prej ditës së parë e kemi pjesë të programit tonë”, tha Kryemadhi.

 

Duke prezantuar ekipin e gjeneratës për ndryshim një strukturë rinore që do të ndikojë në riformatimin e partisë, Monika Kryemadhi tha se parlamenti është kthyer në një teatër nga dy persona që mbaj peng Shqipërinë.

 

“Kemi nevojë për një parlament të vërtetë dhe jo teatër, që certifikon aferat korruptive midis dy personave që mbajnë peng sot Shqipërinë.”, tha Kryemadhi.

 

Karriera politike për të rinjtë në Shqipëri mbetet e vështirë tha Kryemadhi, por kjo situatë nuk duhet t’i stepë ata që kontribuojnë në ndryshimin e nevojshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *