Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka bërë thirrje që të gjthtë qytetarët të ngrihen në protesta kundër qeverisë.

 

Në fjalën e mbajtur në Komitetin Drejtues të LSI, Kryemadhi u kërëkoi të gjithë drejtuesve të strukturave që të bëhen gati për të rrëzuar qeverinë pasi, sipas saj, nuk ka më kohë për të humbur.

 

“Detyra juaj është që nuk ka më kohë për të pritur. Të ngrihen war-room-et, siç i quajmë zakonisht në fushata elektorale. Bëhuni gati për zgjedhje të përgjithshme, për zgjedhje lokale, për revolucion, për revolta, për protesta, për koncerte, për çfarë të doni ju. Sot nuk ka më asnjë sekondë për të pritur.”

 

Ajo theksoi gjithashtu se opozita është mese e vendosur në aksionin e saj për të rrëzuar qeverinë pasi vendi është më i rrezikuar se kurrë për faktin se, sipas saj, kryeministri ka fokusuar të gjithë pushtetin në duart e tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *